Kim Kardashian ka treguar se ka vendosur të dhurojë 1 milionë dollarë për ‘Armenia Fund’.
Kim e ndau lajmin me ndjekësit e saj përmes një video të shkurtër në rrjetet sociale në të cilën zbuloi mbështetjen për organizatën humanitare kushtuar për ata në Armeni dhe rajonin e Nagorno – Karabakh, i njohur gjithashtu si Artsakh.“ Jam shumë e nderuar të jem pjesë e përpjekjes së sotme globale për të mbështetur fondin e Armenisë.Unë kam folur për situatën aktuale në Armeni dhe Artsakh dhe kam biseduar me kaq shumë të tjerë për të sjellë më shumë vetëdije për krizën që nuk mund të lejojmë të përparojë.Ne duhet të kujtojmë se pavarësisht nga distanca që na ndan, ne nuk jemi të kufizuar nga kufijtë. Ne jemi një komb global armenë së bashku”, vazhdoi Kim.Kardashian u shpreh se fondi i Armenisë po ofronte ‘ushqim, strehim dhe kujdes mjekësor për ata që ishin prekur nga luftimet, përpara se të zbulonte se do të dhuronte një milion për të ndihmuar përpjekjet e tyre .Gjithashtu ajo u kërkoi ndjekësve të kontribuonin sa kishin mundësi ose të shpërndanin informacionin në rrjetet sociale./lapsi/

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...