Google ADS

Kiara Tito merr në dorë Instagramin dhe bën ca ndryshime të lezetshme

21:09 | 29 Mars 2023
K.B

Pas daljes nga “Big Brother Vip Albania”, Kiara Tito ka rimarrë përsëri Instagramin e saj dhe ka bërë ca ndryshime të lezetshme, që nga fotoja e profilit e deri te “bio” e Instagramit.

Kiara ka vendosur që përveçse të vendosë hashtag-un #meLuizin në Instagram, të shënojë gjithashtu dhe shprehjet që ajo ka përdorur më shumë gjatë rrugëtimit të saj pas “Lëre të rrjedhë” dhe “Më lër hapësirë” – “Sinqerisht” dhe “realisht”.

Moderatorja në formë autoironie, është siguruar t’i personalizojë njëherë e mirë dy nga fjalët e thëna më shpesh në shtëpi.

Pak kohë më parë, u përfol se Kiara kishte bërë “unfollow” Arbana Osmanin dhe Lori Hoxhën, ose ndoshta thjesht nuk i kishte ndjekur ndonjëherë. Megjithatë, tani duket se i ndjek të dyja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme