Google ADS

Kiara shfaqet për herë të parë pas daljes nga BB dhe fansat kapin menjëherë detajin

19:52 | 31 Mars 2023
K.B

Kiara Tito doli një javë më parë nga Big Brother Vip Albania, pas një nominimi kokë më kokë me Oltën.

Pas daljes ish-banorja është treguar shumë aktive në Instagram duke postuar vazhdimisht foto e video nga momentet e saj me Luizin.

Mirëpo sot pas një jave, Kiara ka postuar edhe veten e saj duke përshëndetur fansat.

“Si ju kam o yje?”, shkruan Kiara teksa fansat menjëherë kanë kapur një detaj, varësen me kryq që i ka dhuruar Luizi, të cilën ajo ende e mban në qafë.

Për këtë varëse Kiara ishte shprehur se e mban gjithmonë në qafë, dhe nuk do ta largojë asnjëherë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme