Prej javësh kanë qarkulluar lajme se çifti i njohur Kiara Tito dhe Luiz Ejlli po bëhen prindër për herë të parë.
Ndonëse dyshja nuk janë prononcuar ende në lidhje me këtë, tani thuhet se ata kanë zbuluar edhe gjininë e fëmijës.
Sipas revistës “Who” Kiara dhe Luizi ditë së sotme (e martë) kanë organizuar edhe një festë private për zbulimin e gjinisë së foshnjës, që është vajzë.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse çifti do të flasin publikisht në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të parë.
Kujtojmë që Kiara dhe Luizi u njohën dhe u lidhën gjatë rrugëtimit të tyre në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Dyshja madje kurorëzuan dashurinë me martesë në natën finale të BBVA, ku më pas Luizi edhe u shpall fitues i edicionit. /Telegrafi/
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan