Këngëtarja e njohur Era Istrefi këtë muaj do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.
“Redrum” mban titullin kënga e saj e re e zhanrit baladë, e cila vjen në bashkëpunim me Felix Snow, një nga producentët më të njohur botëror i cili ka punuar edhe këngën.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, këngëtarja Era Istrefi ka zbuluar se si do të duket në klipin e “Redrum”.
Nga pamjet e para, duket se Era do të vijë sërish me një stil unik në këtë klip, për të cilin është angazhuar regjisorja me famë botërore Millicent Hailes.
Këngëtarja Istrefi ka bërë të ditur edhe datën e publikimit të këngës, e cila është 24 shkurt 2017.
Mbetet të shihet se sa do të mirëpritet projekti i radhës i këngëtares, e cila vitin e kaluar theu rekordin shqiptar me superhitin “BonBon”./Arbresh.info

Fatmir Limaj i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e 28 dhjetorit
Sigal Prishtina shënon fitore dramatike ndaj Rahovecit
Arrestohen dy të mitur në Gjilan të dyshuar për mashtrim dhe...
Kurti për rezervat shtetërore: I besoj plotësisht Rozeta Haj...
Bora shënon fitore të madhe ndaj Pejës në “KaragaçR...
Albion Rrahmani shënon gol në fitoren e Sparta Pragues