Dashuri e pafund» do të mbahet mend si një nga serialet më të suksesshëm të kinematografisë turke. I transmetuar në më shumë se 60 shtete, ky serial sapo është shpallur fitues i Çmimeve Emmy në kategorinë “Seriali më i mirë”.

Megjithatë, fansat e dy aktorëve Neslihan Atagul dhe Kaan Urgancıoğlu do të kujtojnë gjithashtu se ky serial bashkoi pas 11 vitesh dy aktorët e mirënjohur. Në vitin 2006, ata interpretuan në “İlk Aşk”.

Ky film ishte filmi i parë ku Neslihan interpretoi. Ajo luante në rolin e Genç Bahar dhe ishte vetëm 13 vjeç.

Ndërkohë, për Kaan ishte filmi i dytë. Ai kishte interpretuar një vit më parë në “Ispanaktan Nağmeler”. Deri atëherë, Kaan ishte shfaqur në ekran vetëm nëpërmjet serialeve.

Megjithatë, dy aktorët do të takoheshin përsëri në rolet protagoniste të “Dashuri e pafund”, Neslihan si Nihan ndërsa Kaan si Emir.





Moti sot me diell, vranësira dhe riga shiu
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...