Në llogarinë e saj në Instagram, Bebe Rexha foli shumë hapur për sfidat e saj të përditshme.
“Në vështrim të parë, jam e sigurt se duket si një tjetër foto glamuroze e Bebe, por tani shëndeti mendor është shumë më keq,” shkroi ajo.
Ajo vazhdoi të shpjegojë se gjendja e saj aktuale mendore ishte arsyeja pse kohët e fundit nuk kishte qenë aktive në mediat sociale. Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin se depresioni i saj kishte qenë sabotues i marrëdhënieve të saj.
Këngëtarja tha se po ndihet shumë e mërzitur dhe e vetmuar.
Mirëpo ka një mënyrë se si ajo arrin të mbajë nën kontroll të gjithë gjendjen e psikologjike.
Këngëtarja “I’m a Mess” vazhdoi të shtojë se e vetmja gjë që e mbajti të shëndoshë ishte të qenurit në studio duke punuar në albumin e saj të ardhshëm. Ajo e përshkroi muzikën si “shëruese” dhe u premtoi fansave të saj se do të dëgjonin këngët e saj të reja së shpejti./ts/

Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...