Presidenti amerikan, Donald Trump dhe gruaja e tij Melania, do të kalojnë festën e Krishlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, së bashku me djalin e tyre Barron.
Detajet rreth planifikimit të festës i ka zbuluar Melania në Spitalin Kombëtar të Fëmijëve në Uashington DC, shkruan “Daily Express”, transmeton portali arbresh.info
Para vizitorëve ajo tha se familja e saj do të shijojnë një darkë në Shtëpinë e Bardhë.

Më pas ata do të marrin pjesë në Meshën e Krishlindjeve.
Familja Trump ka dy besime fetare, pasi Melania është katolike.
Melania gjithashtu ka zbuluar se ushqimi kryesor që han familja gjatë asaj dite, është ajo që luan rol të rëndësishëm në shumicën e familjeve amerikane, ndërsa ka shtuar se “familja e saj preferon të konsumojë më shumë ushqim të shëndetshëm”.
Presidenti Trump dhe Zonja e Parë gjatë ditës së djeshme kanë realizuar edhe setin fotografik me rastin e festave të fundvitit./arbresh.info/

178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...