Tash e një kohë, aftësia e Flaka Krelanit për të imituar personazhe publike e posaçërisht Adelina Ismailin është kuptuar përmes postimeve në rrjete sociale.
E me pjesëmarrjen e saj në spektaklin ‘Your Face Sounds Familiar’ i cili sjell ekskluzivisht personazhet në këtë formë, imitimi i Adelinës dukej se ishte thjesht çështje kohe.
Pikërisht sonte, Flaka Krelani do të vijë në spektakël nën petkun e Adelina Ismailit dhe duket që edhe në aspektin vizual ajo është transformuar plotësisht. Përmes disa postime në rrjete sociale, Flaka ka habitur me ngjashmërinë e madhe me Adelinën duke lënë gojëhapur ndjekësit e saj.
Sonte duke pasur parasysh aftësitë e gjakovares në imitim duket se kemi një arsye më tepër për t’u ulur përpara ekranit të Televizionit Klan me fillim nga ora 20:00.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës