Merita Halili ka folur për momentin kur u takua me Dua Lipën dhe së bashku kënduan këngë shqipe
Merita Halili dhe bashkëshorti i saj Raif Hyseni ishin të ftuarit e parë të emisionit Soiree në Top Channel me Jonida Shehun këtë të mërkurë. Ata rrëfyen emocionet e koncertit që artistja mbajti në Tiranë më 27 shtator, të cilët kishin mbetur shumë të kënaqur.
Ndër të tjera Merita është pyetur edhe në lidhje me takimin që pati me këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa.
Para 2 vitesh Dua Merita Halili e Raif Hyseni ishin të ftuar në në emisionin “The Untitled Action Bronson Show”, të reperit Action Bronson. Artistet shqiptare kanë kënduar këngën “Doli goca n’penxhere” duke bërë që të pranishmit të ngrihen në këmbë e të kërcejnë nën ritmin e muzikës shqiptare.
“Ne nuk e dinim që do të ishte Dua Lipa. Kur e pamë, e cila doli nga dhoma e grimit, kemi thirrur ‘Duaa’ dhe ajo na njohu e na tha ‘tani do të vij tek ju’. Më pas u futëm për të bërë muzikë, aty u shkrimë me muzikën popullore dhe gati dogjëm edhe shaminë”, ka rrëfyer Merita Halili.

Siria shënon një vit nga rrëzimi i Bashar al-Assad
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq