Për Kampionatin Botëror, shumë emra të njohur nga mbarë bota kanë udhëtuar në Rusi për të parë nga afër ndeshjet.
Megjithëse shumica kalojnë momente fantastike, ka edhe nga ata që ngelën me përvoja të hidhura nga vizita atje.
Ky është rasti i këngëtarit të famshëm kolumbian, Juan Luis Londono, i njohur si Maluma, i cili është plaçkitur në një hotel në Moskë, të quajtur “Four Seasons”.
Hajdutët i kanë vjedhur atij bizhuteri, të cilat kapin vlerën e 787,000 dollarëve.

“Qytetari kolumbian Juan Luis Londono paraqiti një raport të policisë në lidhje me një grabitje që u zhvillua në suitën e tij në hotelin ‘Four Seasons’ në Moskë.
Në mesin e artikujve të vjedhur janë rrathë Cartier, disa Rolex, Hublot, Patek Philippe dhe orët Audemars Piguet, si dhe një kuletë” ka thanë një burim i brendshëm për TASS.
Sipas burimit, një person i panjohur ka prezantuar veten si një mysafir i këngëtarit dhe ka marrë një kopje të çelësit elektronik.
Pas grabitjes, hajduti u arratis. Policia ruse ka filluar procedurën penale nën nenin “Vjedhje” të Kodit Penal Rus.
E rëndë në Lezhë: Babë e bijë humbin jetën në aksident tragj...
Shënohet Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sulmi me armë në Shtëpinë e Bardhë/ Reagon Trump: Këta janë ...
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...