
Single retro microphone against colourful background with lights
Gjithmonë ka dashur që në media të përflitet vetëm për muzikë.
Është ky këngëtari Valton Krasniqi, i cili nuk njihet për ndonjë skandal apo diçka të tillë, pasi që gjithmonë ka qëndruar i heshtur.
Në media është prezantuar si një beqar, që nuk ka kohë tjetër përveç muzikës.
Por siç duket, nuk del të jetë kështu.
Gazeta Express ka zbuluar se ai është i martuar qe 10 vjet dhe nga kjo martesë ka dy fëmijë.
I kontaktuar nga Gazeta Express, këngëtari e pranon këtë.
“Po, jam i martuar dhe kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Nuk kam dashtë me bo publike, sepse nuk dua që familjen time me përzi me muzikë”, tha Krasniqi për Express.
Rikujtojmë se Valtoni mbetët njëri ndër këngëtaret i cili kërkohet më së shumti për dasma dhe mbrëmje të ndryshme muzikore./GazetaExpress/

Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit