Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër më të pëlqyerat kohëve të fundit.
Muajin e kaluar Dafina publikoi një këngë tejet unike “Duro”, që inkurajonte fansat të bëhen të fortë përkundër gjërave që iu ndodhin, shkrua portali arbresh.info
“Duro” në tekstin e saj trajton dhimbjen që pësojnë personat që vuajnë nga depresioni, ankthi, PTSD e sëmundje të tjera mendore, si dhe stigmën që iu shkaktohet këtyre personave në shoqëri.
Pjesë e këtij projekti muzikor ishte edhe “Linja e Jetës”, e cila tash e sa kohë ofron shërbime falas në ndihmë të personave që kanë mendime vetëvrasjeje.
Kjo qendër e ka lajmëruar artisten në rrjete sociale se kënga “Duro”, ka arritur impaktin e duhur te publiku.

“Tung Dafina! Uroj që kjo kohë nuk ka qenë shumë e mundimshme për ty e që sa më shpejt ka me kalu edhe kjo periudhë! Së pari, falënderimin tonë ndaj jush kemi menduar ta verbalizojmë në takimin tonë, por për shkak të situatës, po e ndjej nevojën të të falënderoj përmes këtij mesazhi. ‘Duro’ ka pasur ndikim të pamatshëm në numrin e thirrjeve në linjën tonë. Çdo natë ka pasur thirrje të shumta nga shumë persona të cilët na kanë telefonuar, pasi që e kanë dëgjuar këngën tuaj dhe janë inspiruar të thërrasin te ne. Andaj, ju themi shumë herë faleminderit për një iniciativë të këtij lloji, që është duke e ndihmuar ‘Linja e Jetës’ me shpëtu sa më shumë jetë. Shumë dashuri, stafi i Linjës së Jetës”, ka qenë mesazhi që ‘Linja e Jetës’ i ka dërguar Dafinës.
Veçantia e klipit të punuar nga Entermedia ishte se shfaqte çdo dhimbje, që kushtimisht Dafina i kishte përjetuar.
Vlen të përmendet se artistja është tejet e veçantë, ndërsa për vite të tëra ka qëndruar aktive. /arbresh.info/

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...