Këngëtarja simpatike Kejsi Tola ka prezantuar për fansat projektin e saj më të ri muzikor.
“U rritëm” mban titullin kënga e saj e re, e cila është me ritme verore.
Kënga dhe teksti janë punuar nga kompozitori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi.

Ndonëse ka qenë gjithnjë më e tërhequr nga paraqitja në klipe, kësaj radhe këngëtarja e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Eurovision”, vendosi të vijë më ndryshe.
Me një klip të xhiruar në bregdetin shqiptar, Kejsi vjen mjaft tërheqëse me performancën e saj.

Ana vizuale e projektit i është besuar Talelli Production.
Ky projekt i këngëtares vjen pak ditë pasi ajo ishte pjesëmarrëse në një koncert gjigant në Stokholm. /Telegrafi/
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Disa të rinj shpallen në kërkim, për grabitje në Prishtinë
Sonte luhen gjysmëfinalet e kthimit në Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje, vëmendja në Prisht...
Vazhdon gjykimi ndaj Naim Murselit i dyshuar për vrasjen e L...
Tirana, qendra e dialogut rajonal, mbahet në 18 shkurt Minis...