Rihanna festoi ditëlindjen e saj të 30-të në New York në një restorant në qendër të qytetit.
Ajo mbërriti në restorant në një automjet të drejtuar nga shoferi e veshur me një fustan ngjyrë vjollcë, shkruan Daily Mail, transmeton arbresh.info.

Këngëtarja u bashku me nënën e saj, Monica Braithwaite dhe tre vjeçaren Majesty e cila është fëmijë i kushëririt të saj.



Nërsa, Riri dje gjatë ditës kishte thënë fjalë të mëdha për nënën e saj. Bukuroshja kishte postuar një imazh me një mesazh emocional.
“10958 ditë më parë @monica_fenty u bë nënë për herë të parë për vajzën e saj të vetme! Sot është po aq ditëlindja jote sa është e imja! Unë të dua nëna! Faleminderit që më mbanë, më bëre mua, më ngrite, më ndihmove, më mëson dhe më do pa kushte! Gruaja që unë jam sot është për shkak të gjithçkaje je ti! “, ka shkruar Rihanna.

Rihanna gjatë ditës së djeshme mori shumë urime edhe nga persona të famshëm përfshirë këtu edhe Ellen DeGeneres, Rayan Seacrest dhe Bruno Mars.



Por nuk mjaftoi me kaq sepse edhe ish i dashuri i Rihannës uroi atë për ditëlindje, duke publikuar një imazh kur këngëtarja ishte fëmijë.
“Urime ditëlindjen”, ka shkruar Brown./Arbresh.info

Trump padit BBC-në për ‘modifikim të fjalimit të 6 jan...
Në natën e Vitit të Ri s’do të ketë numërim të fletëvotimeve
Konsumi i rrymës në tetor u rrit për 17%, importi për 19% e ...
Moti sot me temperatura të ulëta në Shqipëri
FBI ofron 50 mijë dollarë për informacione për të dyshuarin ...
LVV mban sot tubim në Prishtinë, prezent edhe Kurti