Këngëtarja Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez Justin Trudeau konfirmuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale.
Perry ndau një seri fotosh dhe videosh nga udhëtimi i saj në Tokio të shtunën, ku iu bashkua edhe Justin, transmeton Indeksonline.
“Momente nga turneu i Tokios dhe më shumë”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotos. Në njërën prej fotove, këngëtarja dhe politikani pozuan, duke buzëqeshur.
Katy ndau gjithashtu një video të tyre duke darkuar së bashku. Në video, Justin e shikonte me dashuri, ndërsa ajo provonte sushi.
Galeria që ajo ndau përfshinte gjithashtu një video të tyre, duke pozuar me sa duket përpara një vepre arti të ndriçuar në ekspozitë.

KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...
Të shtëna dhe kërcënime – si është shënjestruar Trump ...
A po pret Barcelona që Reali t’ua bëjë “Korridorin e nderit?...
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...