Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘Big Brother VIP’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun.
Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.
Sipas Top Albania Radio, prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Mirëpo, teksa dihet tanimë se familja e saj qëndron në Itali, padyshim që si një vajzë që është mësuar të qëndrojë me ta, modelen e merr malli për njerëzit e dashur.
Duket se bukuroshja nuk po qëndron dot pa ta dhe do t’ju bëjë një vizitë duke u nisur drejt qytetit ku ata jetojnë, Ravenna.
Këtë e ka bërë me dije vetë Beniada me anë të një ‘selfie’ të postuar pak minuta më parë në llogarinë e saj në Instagram, ku krahas ka shkruar:
Edhe pak do nisem për Ravenna, më në fund. 4 muaj pa takuar familjen time!/tch/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...