Kanye West thotë se diskriminohet për problemet e tij të shëndetit mendor

10:18 | 31 Maj 2019

Kanye West ka diskutuar për përvojën personale me çrregullimin bipolar dhe stigmën që sillet rreth kësaj sëmundjeje mendore në një intervistë me David Lettermanin.

Reperi 41-vjeçar është diagnostikuar me çrregullimin bipolar para dy viteve, e për herë të parë ka përshkruar se si është të vuash nga kjo sëmundje, transmeton portali arbresh.info.

Ai i tha Letterman: “Mund të tregoj çfarë ndjej në atë kohë. Ndjej një lidhje të lartë me universin kur jam në kulm”, tha ai.

“Është një problem shëndetësor, si të kesh trurin e ndrydhur, sikurse kyçin e këmbës. Kur dikush ka kyçin e këmbës të lënduar nuk do ta shtypni më shumë. Me ne, truri ynë arrin në një pikë të ndrydhjes, e njerëzit bëjnë gjithçka për ta bërë më keq.

“Ata bëjnë çdo gjë të mundur. Ata na çojnë në atë pikë që ta bëjnë edhe më keq”.

“Është një çështje shëndetësore që ka një stigmë të fortë dhe njerëzit lejohen të thonë diçka për të dhe të diskriminojnë në çdo mënyrë”.

Kanye nganjëherë mund të përjetojë psikozë gjatë periudhave të manisë së rëndë, në të cilën ai ndjen hiper-paranojë dhe beson se dikush është duke e ndjekur.

Në atë fazë, sipas reperit ndihesh sikur secili dëshiron të të vrasë, nuk i beson askujt, ndjen se qeveria po të vendosë çipa në kokë.

Problemet me shëndetin mendor, Kanye i konfirmoi më 2018 në albumin e tij Ye, ku tregoi se ishte diagnostikuar me çrregullim bipolar.

Reperi është i martuar me starletën Kim Kardashian me të cilën ka katër fëmijë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara