Kanye West ka bërë një deklaratë të re pas zgjedhjeve.
Reperi, producenti dhe stilisti u shfaqën vetëm në 12 fletëvotime shtetërore dhe fituan më pak se 60,000 vota, shkruan The Guardian.
Kanye West ka sugjeruar se ai do të kandidojë për president në 2024, pas ofertës së tij të dështuar këtë vit, transmeton lajmi.net.

Së bashku me një foto të tij pranë një harte elektorale të mbushur me fitore Republikane dhe Demokrate, ai shkroi në Twitter “welp”, një shprehje e zhgënjimit. Ndërsa ai shtoi, “Kanye 2024”.
West ishte vonuar në garën e vitit 2020, duke njoftuar kandidaturën e tij në korrik, fillimisht duke u përqëndruar në abort dhe besim, ai më vonë hartoi një platformë me 10 pika, duke kërkuar mbështetje për mjedisin dhe artet, një politikë të jashtme anti-ndërhyrëse dhe reforma në sistemin ligjor dhe policimin.

Ndërsa dha votën e tij, West tha se ai kurrë nuk kishte votuar më parë në zgjedhjet presidenciale.
Ai shkroi në Twitter: “Zoti është kaq i mirë”, sot po votoj për herë të parë në jetën time për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe është për dikë që me të vërtetë besoj … veten.”, tha ai.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...