Justin Timberlake zbulon se vuan nga sëmundja Lyme

23:58 | 31 Korrik 2025
E.G

Justin Timberlake ka vendosur të zbulojë publikisht se është diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

Ai ndau në Instagram se po përballej me probleme shëndetësore dhe se ishte diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

“Nëse e keni përjetuar këtë sëmundje, ose njihni dikë që e ka përjetuar, atëherë jeni të vetëdijshëm se të jetosh me të mund të jetë shumë e lodhshme, si mendërisht ashtu edhe fizikisht”, tha ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Kjo njohje erdhi ndërsa Timberlake po përfundon turneun e tij dyvjeçar “Forget Tomorrow”, gjatë të cilit u kritikua për performanca të dobëta.

“Pas kësaj, të paktën munda ta kuptoja pse ndjeva dhimbje të madhe dhe thjesht lodhje e të përziera të çmendura në skenë”, pohon ai.

Sëmundja Lyme transmetohet nga pickimi i një rriqre të infektuar dhe fillimisht mund të shkaktojë simptoma të ngjashme me gripin, të tilla si dhimbje koke, dhimbje të kyçeve dhe lodhje.

Simptomat e mëvonshme mund të përfshijnë paralizë të fytyrës, mpirje, ënjtje të kyçeve dhe dëmtim të nervave.

Foto: Screenshot/Instagram

Duke folur më tej rreth diagnozës, Timberlake tha se kishte vështirësi me vendimin për të vazhduar turneun pavarësisht problemeve shëndetësore.

“Kam hezituar të flas për këtë sepse gjithmonë jam rritur duke i mbajtur gjërat për vete. Megjithatë, po përpiqem të jem më transparent në lidhje me problemet e mia në mënyrë që ato të mos keqinterpretohen. Po i ndaj të gjitha këto me shpresën se të gjithë mund të gjejmë një mënyrë për t’u lidhur më shumë. Do të doja të bëja pjesën time për të ndihmuar të tjerët që po luftojnë me këtë sëmundje”, pohon tutje. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale