Këngëtari i njohur, Justin Bieber, ka filluar procedurat gjyqësore kundër dy vajzave të cilët e akuzuan për përdhunimin.
Ai ka fituar raundin e parë të gjykimit, ndërsa një gjë e tillë bëhet e ditur nga Gjykata Supreme e Los Angeles, shkruan Daily Mail.
Deri më tani janë të kërkuara dy profile në rrjetin social Twitter, njëra me emrin Danielle dhe tjera Kadi.
Thuhet se identiteti i tyre do të mund të zbulohet, por për një gjë të tillë duket pritur me muaj të tërë.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe avokati i këngëtarit, i cili ka pretenduar se të dy profilet mund të jenë të hapura nga i njëjti person.
“Ne do të dëshirojmë që të zbulojmë se kush qëndron pas kësaj, por si duket është i njëjti person”, është shprehur ai.
Sidoqoftë, Justin ditë më parë u përball me akuza të dhunës seksuale, sipas të cilave ai i ka kryer gjatë vitit 2014 dhe 2015.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...