Google ADS

“Jua kthefsha me të mirë”, Sabriu falënderon të gjithë ata që ia uruan ditëlindjen

11:30 | 18 Shtator 2022
A. B.

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu me 16 shtator ka festuar ditëlindjen e 75-të.

E me këtë rast ai ka marrë shumë urime, për të cilat tha se nuk pati mundësi t’i kthente secilin prej tyre.

E përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ai i ka falënderuar të gjithë që e kanë uruar.

“Përshëndetje juve që më keni uruar për ditëlindje! Në pamundësi për t’iu përgjigjur secilit veç e veç, po u them secilit veç e veç me shpirt e me zemër faleminderit shumë për urimin që më keni bërë. Jua kthefsha me të mirë në ditëlindjet tuaja, iu dua shumë, mirupafshim”, tha artisti. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme