Të gjithëve mund t’iu kujtohet personazhi Xhansu te seriali “Fate të kryqëzuara. Pas përfundimit të këtij seriali, aktoren e njohur turke Leyla Tanlar nuk e pamë më në ekran.
Por ajo ka njoftuar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram” se është rikthyer sërish në ekran me një tjetër projekt. Kësaj radhe ajo ka një rol në serialin “Sahin Tepesi”.
Në këtë serial do të luajnë shumë aktorë të tjerë të njohur turk, dhe thuhet se do të jetë i suksesshëm.
Ebru Ozkan është aktorja të cilën e njohim si “Dilara” nga “Fate të kryqëzuara” dhe do jetë pjesë e serialit, po ashtu edhe emra të tjerë të njohur si Esra Dermancioglu (Xhenet tek Kosem), Zerrin Tekindor të cilën e kemi parë në disa seriale (Dashuri e ndaluar, Kuzey Guney, Dashuri e pafund), Kaan Tasaner (i njohur nga seriali Ertugrul), Murat Aygen (i njohur nga seriali Nusja nga Stambolli) e shumë aktorë të tjerë të njohur./intv.al

Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...