Çifti i shumëpërfolur, Angelina Jolie dhe Brad Pitt ende nuk e kanë finalizuar ndarjen e tyre.
Supozimet e reja nga një burim prej mediave të huaja thonë se arsye kryesore se pse çifti kanë ngecuar në procesin e ndarjes janë shkaku i gjendjes financiare.
Të gjithë jemi dëshmitarë të asaj se Angelina është shumë humane dhe ka bërë shumë për të varfërit në përgjithësi, por kësaj radhe si duket kjo i ka shkaktuar probleme.
“Ata kanë shumë prona dhe nuk i shfrytëzojnë të gjitha. Shembull Brad dëshiron ta mbaj pasurinë e tyre në Francë dhe markën tyre të verës gjithashtu, ndërsa Angelina dëshiron ta shes pronën për t’i dhënë paratë për bamirësi” ka thënë burimi.
Procedurat e ndarjes janë shpesh të komplikuara, por kur ka në mes edhe pasuri milionëshe, atëhere situata përkeqësohet.
Për të gjithë ata që kanë menduar se çifti po i japin edhe një mundësi lidhjes së tyre, kjo nuk është e vërtetë.
Në të vërtetë thuhet se Angelina do të marrë kujdestarë e plotë të fëmijëve, derisa Brad të arrijë të mposhtë varësinë nga alkoli.
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...
Galatasaray eliminon Juventusin në një ndeshje dramatike
Trump telefonatë me Zelensky/ Diskutime për takimin e ardhsh...
Vengu: Shqipëria drejt përfshirjes në Forcën e Stabilizimit ...
BE: Asnjë rrezik për mungesë nafte në Hungari dhe Sllovaki
Çitaku kundër kandidaturës së Osmanit: S’i trajtoi barabarte...