Ndryshe nga sa vepron me ish-gruan e tij, që nuk ia ka hedhur sytë një herë gjatë dëshmisë, gjatë dëshmisë së motrës së Amber Heard, Johnny e ka parë atë drejt në sy.
Gjatë seancës së sotme, ka dëshmuar motra e Amber Heard, Whitney Henriquez, transmeton portal arbresh.info
Arsyeja për këtë u zbulua së fundmi pasi avokatja e Depp, Camille Vasquez theksoi se aktori 58-vjeçar i tha Heard në vitin 2016 se ajo nuk do t’i shohë kurrë më sytë e tij pasi ajo e akuzoi publikisht për dhunë në familje.
Sot Henriquez dëshmoi se Depp do t’i ‘thonte gjëra të këqija, të pahijshme’ asaj dhe Heard-it ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit dhe kokainës.
“Ishte mëse e garantueshme se diçka do të shkatërrohej kur ata fjaloseshin”, tha ajo.
https://twitter.com/Cpatrickis/status/1526984050698866690?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1526984050698866690%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.ladbible.com%2Fnews%2Fjohnny-depp-appears-look-straight-eyes-amber-heards-sister-whitney-20220518
Veprimi ligjor i Depp erdhi pas një shkrimi të Heard për The Washington Post në 2018, në të cilin ajo pretendonte se ishte një e mbijetuar e abuzimit në familje.
Edhe pse ajo nuk e përmendi emrin e Depp në artikull, rasti i tij thotë se pjesa i shkatërroi reputacionin dhe karrierën e tij dhe ai po kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim. Heard nga ana tjetër ka paditur për 100 milionë dollarë dhe ka pohuar se karriera e saj ka vuajtur edhe si pasojë e publikimit të detajeve të martesës së saj me Depp.
Heard pretendoi se roli i saj në filmin e ardhshëm Aquaman 2 është reduktuar dhe asaj i janë prerë skenat./arbresh.info/
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...