Johnny Depp ka fituar gjyqin për shpifje kundër ish-gruas së tij, Amber Heard.
“Tani më është rikthyer jeta ime”, tha Depp pas vendimit, transmeton portal arbresh.info
“Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e njerëzve më të afërt me mua, dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë e shumë vite më kanë mbështetur mua, pati ndryshuar përgjithmonë”, tha Depp.
“Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën. Unë jam vërtet mirënjohës deri në përulje”, shtoi ai.
Depp nuk ishte i pranishëm pasi ishte në Britaninë e Madhe në turne me legjendën e kitarës Jeff Beck.
This is so so heartwarming. We love you Johnny, finally your name is cleared #verdictwatch #verdict #johnnydepp #justiceforjohnny #JohnnyDeppVsAmberHeardTrial #DeppVsHeard #AmberHeard pic.twitter.com/ERLhLKTKdc
— Lucii Dixon ?☠️ ?? (@lucii_90) June 1, 2022
Pasi u lexua vendimi, Heard përqafoi shkurtimisht avokatët e saj dhe më pas doli nga salla e gjyqit.
Ekipi ligjor i Depp ishin të gjithë të buzëqeshur dhe u bashkuan me njëri-tjetrin në një përqafim grupor prej 10 personash.
Heard do të detyrohet të paguajë ish-burrin e saj, Johnny Depp, 15 milionë dollarë si dëmshpërblim.
Amber Heard pas vendimit tha se është e “zhgënjyer”.
https://twitter.com/realamberheard/status/1532083776741842945
“Jam shumë e zhgënjyer me këtë vendim për vete dhe për gratë tjera. Është një kthim prapa. Ky vendim e kthen kohën në atë se një grua që flet edhe mund të turpërohet publikisht”, tha ajo./arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...