Aktori John Travolta ka shkruar një mesazh prekës për Olivia Newton-John, e cila ka vdekur, pasi humbi betejën me kancerin e gjirit.
Travolta shprehu pikëllimin e tij në IG pasi humbi mikeshën e tij në moshën 72-vjeçare, duke thënë se Newton-John ia bëri jetën më të mirë dhe tha se ata do të jenë përsëri bashkë, transmeton Klankosova.tv.
“E dashura ime Olivia, ti e bëre jetën tonë shumë më të mirë”, shkroi Travolta.
“Ndikimi yt ishte i jashtëzakonshëm. Të dua shumë”.
“Do të të shohim gjatë rrugës dhe do të jemi sërish bashkë. I yti që në momentin e parë që të pashë dhe përgjithmonë! Dani yt, Gjoni yt!”
Newton-John vdiq të hënën në mëngjes “e rrethuar nga familja dhe miqtë” në fermën e saj në Kaliforni Jugore, sipas njoftimit në faqen e saj zyrtare në IG.
Forcat amerikane kanë kapur dhe sekuestruar një anije cister...
Mediat spanjolle: Alonso nuk do të shkarkohet
Kurti shpreh ngushëllime për vdekjen e legjendës së boksit, ...
Rodrygo i del në mbështetje trajnerit Xabi Alonso
“Shuplakë e fortë” për Alonson, Reali humb nga Man City në “...
Arsenal vazhdon të jetë i pamposhtur në Ligë të Kampionëve &...