John Legend pre e shakave në rrjetet sociale (Foto)

07:27 | 23 Shkurt 2017

John Legend është njëri ndër këngëtarët më të dashur për publikun. Si me të gjithë të tjerët, edhe John nuk mund të rri larg shakave në rrjetet sociale.

Në fillim të kësaj jave ka filluar një shaka, duke thënë se Legend duket si një personazh i animuar, shkruan “Cosmopolitan”. Kjo shaka filloi të përhapet shumë në rrjete sociale, ku të gjithë filluan shakatë në mënyra të ndryshme.

Larg kësaj shakaje nuk mundi të qëndrojë bashkëshortja e tij, Chrissy Taigen, e cila në rrjetin social Twitter postoi një foto ku shihej dora e mbledhur e personazhit të animuar. Në këtë foto ajo ka shkruar “John kur i thonë që duket si Arthur”. Kishte përgjigje edhe nga John ku ka shkruar se nuk e di këtë personazh.

john-legend-pre-e-shakave-ne-rrjetet-sociale_8724 john-legend-pre-e-shakave-ne-rrjetet-sociale_1436 john-legend-pre-e-shakave-ne-rrjetet-sociale_8705

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara