Jennifer Lopez pati një lidhje me Drake kur po bashkëpunonin për një këngë. Të dielën ishte hera e parë që ajo foli për këtë marrëdhënie të shkurtër që pati me të.
“E dua Drake. Ai është brilant, i talentuar dhe mahnitës. Ne bëmë një këngë së bashkë. Ne dolëm. Kaluam momente të bukura. Ai është i mrekullueshëm. Kam shumë dashuri për atë djalë” – ka thënë 47-vjeçarja në tapetin e kuq në Grammy. Ajo dukej mahnitëse në mbrëmjen gala dhe u shpall si një ndër femrat e veshura më mirë atë natë.
Lidhja e saj me Drake nisi në dhjetor, por përfundoi shumë shpejt dhe pa zënka. Një burim i brendshëm thotë se marrëdhënia e tyre nuk ishte asnjëherë serioze.

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...
ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!