Këngëtarja Jennifer Lopez ka marrë propozimin për martesë para disa muajsh nga i dashuri i saj Alex.
Kjo nuk është hera e parë që ajo merr një propozim për martesë dhe nuk është as martesa e saj e parë që do të organizohet.
Burri i saj i parë ka qënë Ojani Noa-n (1997- 1998). I dyti Cris Judd (2001- 2003) dhe i treti Marc Anthony-n (2004-2014) nga i cili ka dhe dy fëmijë.
Në një video të turit të saj ajo ka folur për këto pjesë të jetës dhe ka treguar se kjo e fundit do të jetë dhe martesa më e rëndësishme pasi dëshiron të martohen në kishë gjë që se ka bërë më parë.
“Jam martuar tre herë. Një herë zgjati nëntë muaj dhe një herë tjetër 11 muaj. Kështu që këto s’i llogaris fare. Kam qenë e martuar me Marc-un për 10 vite, bëmë edhe fëmijë. Isha shumë e re dy herët e para kur u përpoqa të martohesha. Po them: “u përpoqa”.”, tha Jennifer duke qeshur.”
Mesa duket ajo ka gjetur më në fund personin e duhur./living.al


Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”