U mërzitët që Jennifer Lopez nuk mori asnjë nominim në Oscars për rolin në filmin “Hustlers”?
Nuk jeni të vetmit, edhe vetë J.Lo u mërzit.
Në një intervistë për Oprah Winfrey, Lopez foli për herë të parë për “injorimin” që Oscars i bënë, pas shpalljes së kandidaturave. Aktorja rrëfeu se, ashtu si shumë të tjerë, edhe ajo u zhgënjye që nuk mori një nominim si aktore joprotagoniste.
“U trishtova. U trishtova paksa, sepse kisha punuar fort. Mora shumë komente të mira, më shumë se kurrë në jetën time. Kishte shumë njerëz që mendonin se do të nominohesha në Oscars. Shumë artikuj thoshin të njëjtën gjë dhe fillova ta besoja. Pastaj nuk ndodhi. M’u duk sikur i lashë të gjithë në baltë. Pjesa më e madhe e skuadrës sime punon me mua prej 20, 25 vitesh dhe mendoj se kishin shumë shpresa. Donin shumë të ndodhte. M’u duk sikur i zhgënjeva të gjithë”, – është shprehur J.Lo.
Megjithatë, J.Lo e ka kaluar gjithë mërzitjen tani.
Vetëm pak kohë më parë ajo bashkë me Shakirën na mahnitën me performancën e tyre në shfaqjen e “Super Bowl” .
Dyshohet se vrau foshnjën, arrestohet 20-vjeçarja në Tiranë
Britania shkurton fondet kundër ndikimit rus në Ballkanin Pe...
Trump paralajmëron vizitë në Florida, zbardh temat që do dis...
Rrokulliset vetura në Austri që po e drejtonte gruaja nga Ko...
Vuçiq: Jemi një hap më afër zgjidhjes së problemeve me energ...
Policia apelon ngasësit për kujdes: Mjegulla paraqet rrezik