Jennifer Lopez dhe partneri i saj, Alex Rodriguez, raportohet se do të martohen këtë verë dhe kjo nuk ka dyshim se do jetë dasma e vitit.
Çifti, të cilët u fejuan në vitin 2018, po planifikon të shpenzojë rreth tre milionë dollarë për dasmën e tyre.
Sipas tabloideve të huaja, ata do të shkojnë drejt altarit në verën e këtij viti.

“Jennifer ishte në top formë pas Super Bowl pas vendimit që ajo mori bashkë me partnerin e saj. Ata do të martohen, por akoma nuk ka datë të saktë, por 2020 do jetë viti i tyre”, ka thënë një burim për ‘Life & Style’.
Çfarë kanë në mend dyshja e popullarizuar? Ata që tani kanë rezervuar një jaht super luksoz në Miami – aty ku do zhvillohet ndeja pas ceremonisë.
“Nuk do kushtojë edhe aq shtrenjtë duke marrë parasysh punën e Jen dhe të dashurit të saj”, thotë më tej burimi.
Çdo gjë rreth dasmës së Jennifer dhe të dashurit të saj do jetë perfekte, përfshirë vendin dhe të ftuarit e veçantë.

Ndërkaq, ish-lojtari i bejsbollit që luajti për NY Yankees dhe aktorja janë në lidhje nga viti 2017.
Lopez më parë ishte e martuar me këngëtarin Mark Anthony. /Telegrafi/
Shoferi i dehur përplas me veturë dyvjeçarin në Ksamil, dërg...
Max Dowman i Arsenalit thyen rekordin e madh në Ligën e Kamp...
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë
Haxhiu: Zhvillimi i mëtejmë i FSK-së, prioritet shtetëror dh...
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...