Kishte aq shumë njerëz të ngazëllyer që më në fund e ndiqnin atë që shkaktoi çështje për platformën.
“Ne jemi të vetëdijshëm se disa njerëz kishin probleme duke ndjekur profilin e Jennifer”, ka thënë një zëdhënës për Facebook, i cili zotëron Instagramin, në një prononcim për CNN. “Jemi të entuziasmuar që kemi këtë ‘mike’ si pjesë të komunitetit në Instagram”.
Aktorja u bashkua në platformën e mediave sociale të martën, duke postuar një fotografi me ish-bashkë-yjet e saj të ‘Friends’, Courteney Cox, Lisa Kudrow, David Schwimmer, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc.
https://www.instagram.com/p/B3scmO3hAcK/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Ajo me këtë foto bëri që përkohësisht profili i saj të rrëzohej dhe disa fansa nuk ishin në gjendje ta ndiqnin për një kohë. Që nga e mërkura, Aniston kishte 9.9 milionë ndjekës.
Aniston në faqen e saj të re në Instagram po ashtu bëri një video qesharake, duke thënë, “Betohem se nuk kam menduar ta prish atë. Faleminderit për mirëpritjen”.
Për fat të mirë, çështja u zgjidh shpejt dhe të gjithë tani do të jenë në gjendje të vazhdojnë me aktoren. “Deri tani, njerëzit mund të qasen dhe të ndjekin profilin e saj pa asnjë problem”, ka thënë një zëdhënës i një kompanie të Facebook.
https://www.instagram.com/p/B3o8vWDhlOh/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix
Përveç aktores Aniston, sipas “Guinness World Records”, princi Harry dhe gruaja e tij ,Meghan Markle e kanë mbajtur këtë epitet që nga prilli, kur llogaria e tyre e përbashkët arriti momentin historik në pesë orë dhe 45 minuta. /Telegrafi/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...