Gjesti ka pranuar një tjetër parashutë gjatë natës së fundit të spektaklit, duke i shprehur mirënjohjen e tij të thellë për mbështetje dhe dashamirësinë që ka marrë nga të gjithë ata që e mbështesin.
Pasi ka marrë disa parashuta, sidomos në ditët e fundit, Gjesti ka shprehur një falënderim të sinqertë, duke e vlerësuar këtë mbështetje të jashtëzakonshme që i ka dhënë forcë gjatë kohës që ka kaluar në shtëpinë e BBVA.
Me një buzëqeshje të madhe, Gjeti u shpreh se ishte shumë falënderues për çdo parashutë dhe për çdo ndihmë që kishte marrë nga ata që e mbështesin, duke theksuar se kjo është një tregues i dashurisë dhe besnikërisë së ndjekësve të tij.
Me një ton të qetë dhe të emocionuar, Gjeti pyeti me humor: “Çka është kjo punë, çka janë këta dronë?” Ai tregoi se çdo parashutë është një ngjarje emocionuese për të, dhe qëndrimi i tij në shtëpi është gjithmonë më i lehtë kur e di se ka kaq shumë njerëz që e mbështesin.
Në mes të kësaj, Jozi u shpreh se menaxheri i Gjestit ishte ai që po dërgonte këto parashuta dhe se ky mund të ishte një lloj “xhelozie” nga ana e tij për të parë Gjestin duke e marrë gjithë këtë mbështetje.
Por, Gjesti e ktheu situatën në shaka, duke thënë se dronët që i vinin Jozit ishin nga halla e tij. /Telegrafi/
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh
Merr flakë një ndërtesë në Kodrën e Diellit në Prishtinë