Edhe pse pasuria e reperit të famshëm Jay Z u rrit me 30% vitin e kaluar, ai nuk ka arriturë të jetë i pari në listën e reperëve më të famshëm.
Ai që akoma kryeson në këtë listë është Sean Diddy me një shumë parash rreth 820 milion dollarë (£ 633m), shkruan Forbes, transmeton arbresh.info

Vlen të ceket se reperi Jay Z u zhvendos në vendin e dytë edhe për shkak të investimit prej 200 milion $ (£ 155 milion) në shërbimin e tij të transmetimit të muzikës Tidal nga operatori i telefonisë mobile i SHBA dhe kompania Sprint në janar.

Ai gjithashtu ka një markë shampanja, Armand de Brignac, dhe zotëron Roc Nation.
Këto llogaritje Forbes i bëri duke shikuar të ardhurat e kaluara dhe dokumentet financiare, duke vlerësuar investimet aktuale, dhe duke folur me analistët, avokatët, menaxherët dhe ekspertët e tjerë të industrisë.

Ish-rapper Dr Nano Dre tani është në vlerë prej 740 milion dollarë pas shitjes së Beats në Apple në vitin 2014 për 3 miliardë dollarë, por është për herë të parë radhitet pas Jay Z.

Bashkëpronari Bryan “Birdman” Williams ka një pasuri prej rreth 110 milion dollarë (£ 85 milion).
Etiketa e tij rekord, që ai drejton me vëllain e tij Ronald (Slim), është shtëpia e disa prej artistëve më të mëdhenj të botës si Drake, Nicki Minaj dhe Lil Waye.
Drake ndërkohë ka një vlerë neto prej 90 milion dollarë (£ 70 milion).

Raportohet se vitin e kaluar me turneun e tij ai ka fituar mbi 1 milion dollarë (£ 773,000)
Pos muzikës Drake, merr para edhe nga firmat e njohura si Apple, Nike dhe Sprite të cilave u bënë reklama të ndryshme./Arbresh.info
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...