Jay Z kryeson të gjitha nominimet e Grammy Awards, por bosi i Roc Nation besohet se nuk do të performoj në skenën e madhe të ceremonisë që mbahet të dielën.
Sipas HIts Daily Double, Jigga ka hequr dorë nga performanca në mënyrë të paarsyeshme.
Pavarsisht nëse Jay do të performojë apo jo, ai pritet që të nderohet nga Akademia e Muzikës.
“Ne absolutisht jemi të ngazëllyer dhe të entuziazmuar që të nderojmë Jay Z në Grammy Salute që mbahet çdo vjet”, tha Neil Portnow.
Vitin e kaluar, Hov nuk performoi në këtë ngjarje, teksa shikoi gruan e tij Beyoncen duke bërë paraqitjen e parë publike pasi bëri publike shtatzëninë.
Disa reperë dhe këngëtarë të tjerë pritet që të shfaqen në skenë për të performuar ku përfshihen Kendrick Lamar, Rihanna, Bryson Tiller, DJ Khaled, Bruno Mars, Cardi B, SZA, Childish Gambino, Logic, Alessia Cara, Khalid, Lady Gaga, U2, Miley Cyrus dhe Elton John.
Këtë vit Hov mund t’i fitojë tetë çmime, përfshirë Këngën më të mirë të Vitit (“4:44”), Albumin më të mirë të Vitit (4:44). /Telegrafi/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...