Mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, njëra nga banorët, Alisa u bëri një “prank” banorëve duke ju thënë se është shtatzënë.
Me të dëgjuar këtë lajm banorët e tjerë, u afruan tek ajo dhe burri i saj Urimi, për t’i uruar.
Por kjo doli të ishte një “prank”, e kjo ka bërë që brenda në shtëpi të ketë debate. Madje njëri nga banorët Gjon Karrica ose siç njihet ndryshe si Lugati nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe menjëherë u shpreh i revoltuar me shakanë e çiftit.
“Është shaka me nivel 0.0 shije. Nuk bëhen shaka me vdekje dhe lindje. I urrej njerëzit që duan të bëjnë gjithçka për pak vëmendje”-tha mes të tjerash Gjoni, i cili sa i përket Alisës, u shpreh se i ka humbur respekti për të.
Kujtojmë se çifti Alisa-Urim janë në nominim për këtë javë, dhe mbetet të shihet se si do të reagojë publiku jashtë për këtë shaka pa kripë siç e quajtën edhe banorët. /arbresh.info/
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...