Jada Pinkett Smith është treguar e hapur lidhur me marrëdhënien me Will Smith se si është afektuar nga pandemia e koronavirusit, duke deklaruar që ndihet sikur nuk e njeh fare të shoqin.
Episodi më i ri emisionit të Pinkett Smith ‘Red Table Talk’ është publikuar dje në Facebook Watch, transmeton portali arbresh.info.
Në video, aktores iu bashkua nëna Adrienne Banfield-Norris dhe e bija Willow Smith, përveç të ftuarve përfshirë Pastorin John Grey dhe gruan e tij Aventer Grey, të flasin se si marrëdhëniet janë ndikuar nga shpërthimi i Covid-19.
Pasi dëgjoi zotin dhe zonjën Grey të flisnin përmes video-lidhjes për mënyrën sesi marrëdhënia e tyre është ndikuar, Pinkett Smith zbuloi sesi klima aktuale e ka ndihmuar atë të fitojë një kuptim më të madh të martesës së saj 23-vjeçare.
“Duhet të bëhem e sinqertë. Mendoj që një nga gjërat që kam kuptuar është se nuk e njoh fare Willin”, tha Pinkett Smith.
“Ndjej sikur është një shtresë që e merr, kur jeta bëhet e ngarkuar dhe krijon storje në kokën tënde dhe më pas kapesh pas tyre dhe kjo është ideja jote e partnerit, por kjo nuk është ajo që është partneri”.
Pinkett Smith vazhdoi, duke sqaruar se ajo është duke u përpjekur të “shpërndajë” “tregimet” që ajo ka “ndërtuar” rreth partnerit të saj.
Aktorja e serialit Gotham deklaroi se ajo dhe burri i saj janë të dy “në proces” të të mësuarit të duan veten, ndërsa gjithashtu “ndërtojnë një miqësi gjatë rrugës”./arbresh.info/
Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’
Inspektorati mbyll 26 motele dhe villa në gjithë Kosovën
Roma po e shqyrton rikthimin e Tottit me një rol të rëndësis...
Ministri për pakicat pretendon se të drejtat e shqiptarëve n...
I pari i futbollit në botë uron Agim Ademin për rizgjedhjen ...
Gjukanoviq uron Kurtin për fitoren gjatë një takimi në Prish...