Sukseset e këngëtarëve shqiptarë në botë nuk kanë të ndalur.
Është Baby G ajo e cila ka bërë një hap të madh në karrierën e saj artistike, pasi ka nënshkruar kontratë me kompaninë botërore muzikore ‘Sony Music’.
Këtë gjë e ka konfirmuar për lajmi.net menaxheri i saj Mehmet Elshani.
Elshani ka thënë se Baby sot ka nënshkruar kontratën dhe tashmë këngët e saj të reja do të dalin përmes kësaj kompanie.
“Po, Baby G ka nënshkruar kontratë me Sony Music dhe kënga e parë me ta pritet të dal me 28 prill dhe është në gjuhën angleze” janë fjalët e tij.
Padyshim që me talentin që ka Baby do të arrijë të depërtoj lartë në tregun muzikor botëror.
“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...