Kemajli drejt famës
Aktori i famshëm turk, Burak Ozcevit, te ne njihet për interpretimin e rolit të Kemajlit në serialin “Kara Sevda”, i cili transmetohet në RTV21.
Ai konsiderohet si një ndër aktorët më të mirë të kinematografisë turke, mirëpo për të arritur gjithë këtë sukses ai prapa tij e ka pasur gjithmonë babanë i cili ka pasur shumë besim te ai.
Ceyhan Ozcivit ka qenë i bindur se djali i tij ka lindur për tu bërë yll dhe kështu ka filluar që ta shtyjë atë drejt konkurseve të ndryshme të bukurisë, duke mos u dorëzuar derisa Burak Ozcivit është shpallur “Modeli më i mirë” në vitin 2005, dhe më vonë u rendit i dyti si “Modeli më i mirë në botë”.
Këto kanë qenë hapat e parë të tij, derisa ai është bërë pjesë e botës së kinemasë turke duke fituar role të ndryshme në filma dhe seriale.
Ndryshe Kemajli kohëve të fundit është duke u përgatitur për martesën me aktoren e bukur turke Fahriye Evcen.

IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...