
LOS ANGELES, CA - JULY 14: Kendall Jenner attends the launch of OUE Skyspace LA at U.S. Bank Tower on July 14, 2016 in Los Angeles, California. (Photo by Jason LaVeris/FilmMagic)
Jeta e Kendall Jenner është e mbushur me paraqitje në qilim të kuq dhe me sfilata, prandaj ajo në mënyrë të vazhdueshme përballet me sëmundjen që ka prekur 40 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara.
“Ankthi është një pengesë e madhe për mua, prandaj kam mësuar se ta përballoj”, tha 21-vjeçarja, transmeton arbresh.info.
“Njëherë kam përjetuar ankth aq të madh sa zemra më ka rrahur me shumë shpejtësi dhe ndihesha e mpirë”, ka shtuar ai.
Megjithatë, Jenner ka theksuar se përpiqet për të parandaluar sulmet e ankthit duke e dërguar mendjen diku tjetër. Ajo shton se rëndësi të madhe kanë edhe ushtrimet e frymarrjes.
Ushtrimet e frymarrjes janë sugjeruar edhe nga ekspertët, të cilët kanë theksuar se janë pikërisht këto ushtrime që parandalojnë stresin dhe ankthin.
Sipas Patricia Gerbarg, profesoreshë asistente në klinikën e psikiatrisë në Neë York, ka theksuar se ushtrimet e frymarrjes për pesë minuta ndihmojnë në qetësimin e ankthit.
Teknika e frymarrjes 4-7-8, kur merrni frymë me gojë dhe e nxirrni me hundë, rezulton të ketë sukses te të gjithë personat që vuajnë nga ankthi.
Studimet gjithashtu theksojnë se ushtrimet e frymarrjes mund të ndihmojnë në përmisimin e përqendrimit dhe ju ndihmojnë të bëni gjumi të mirë./Arbresh.info
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim