Kolinda Grabar-Kitarović, ish-presidentja kroate, ka pozuar me artisten e famshme botërore, Dua Lipa në eventin “Sunny Fill Foundation”.
“Krenare me origjinën e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj”, janë fjalët e ish-presidentes kroate dedikuar Duas.
“Përshëndetjet më të përzemërta për të gjithë Kosovën dheKroacinë anembanë botës. E nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Dua Lipa mori çmimin e Lidershipit të Dalluar nga Këshilli i Atlantikut. Gjatë fjalimit ajo kërkoi liberalizmin e vizave të Kosovës. /arbresh.info/

Prishtinë: Dogana zbulon mbi 500 mijë euro mallra të dyshuar...
30 ditë paraburgim për dy serbët e dyshuar për rastin e parc...
Ndalohet importi i mbi 1 mijë litrave vaj ulliri, AUV: Produ...
Prattipati e takon Kusari-Lilën, inkurajon përpjekjet e vazh...
Inspektorët e Pejës në aksion, cak shitësit ambulantë
Po trajtohej në QKUK, arratiset një i burgosur i Dubravës