Ish gruaja e këngëtarit Prince, shkruan shënime biografike

18:35 | 14 Shtator 2016
M. A.

Ish gruaja e këngëtarit Prince, Mayte Garcia do të shkruaj një “biografi intime” në lidhje me jetën e saj me muzikantin.

Libri, i quajtur The Most Beautiful, do bëj kronikën e  marrëdhënies së çiftit, martesën dhe humbjen e dhimbshme të djalit të tyre në vitin 1996, shkruan BBC.

Botuesi Hachette tha se libri do të dalë në prill të vitit 2017, duke shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së pop yllit.

“E jona ishte një lidhje e rrallë, pothuajse një lidhje e një bote tjetër”, ka thënë Garcia.

“Unë dua të ndaj historinë tonë të dashurisë, bashkë me të arriturat dhe humbjet, gjithmonë vinin nga një vend i dashur, pasi ky njeri është ende pjesë e familjes sime dhe gjithmonë do të jetë”

Shpërndaje në rrjete sociale