Regjisori i famshëm turk, Cem Ozer, duket se nuk ka pasur fat në dashuri.
57 vjeçari ka vendosur të kurorëzojë dashurinë e tij me stilisten Pinar Duray.
Këtë fundjavë ai vendosi që larg vëmendjes së publikut të kurorëzonte dashurinë e tij në martesë me stilisten e cila ka është disa vite më e re në moshë se ai.
Kjo është hera e 5-të që ai ulet në tryezën e celebrimit, pas martesave të dështuara , fillimisht me Sebla Pekcan me te cilë u martua në vitin 1984, ndërsa kjo martesë perfundoi pas dy vitesh.
Martesa tjetër u pasua me aktoren e famshme Selin Dilmen në vitin 1989, martesë e cila zgjati tre vite.
Gjithashtu në vitin 1994 ai kurorëzoi martesë më një aktore tjetër të njohur turke Esin Mara, me të cilën u divorcua pas 5 vitesh
Ndërsa me aktoren Nurgul Yesilçay u martua në vitin 2004 me të cilën ka edhe një djalë.
Regjisori dhe aktorja e cila tek ne njihet në rolin e Gulseren tek Fate të Kryqëzuara, qëndruan bashkë për 10 vite.
Ndërsa burime pran aktores kanë treguar se 42 vjeçarja dikur ka qenë mikeshë e afërt me partneren të cilën zgjodh ish bashkëshorti i saj për ti dhënë fund beqarisë.

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...