Ish-banorja e Big Brother Albania VIP 2022, Einxhel Shkira, ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një Instastory, duke shtuar se kjo është edhe arsyeja se pse nuk ka marrë pjesë në festën e ditëlindjes së të dashurit të saj Dj Dagz, me të cilin nisi romancën brenda shtëpisë së Big Brother.
“AJa pra një test pozitiv. Kjo është arsyeja pse s’jam me Dagz sot dhe s’bëmë dot festë për ditëlindje. COVID na i prishi planet”, ka shkruar Einxhel në Instagram.
Ajo ka rekomanduar që të kujdeseni për veten dhe të tjerët.
“Përtej shakave.. kujdesuni për veten si fillim dhe të tjerët rreth jush duke mos i infektuar. e pata shumë të vështirë kësaj here ta përballoja virusin, ndërkohë dhe të qëndroja larg njerëzve që kisha nevojë për më shumë se një javë… nëse ndjeni temperaturë dhe dhimbje koke të forta, ju lutem mos e neglizhoni!!!”, ka shkruar Einxhel.

“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...
Basha: Rugova e udhëhoqi popullin tonë në kohëra dhe rrethan...
Von der Leyen: E ardhmja e Groenlandës u takon vetëm banorëv...