Modelja e njohur ruse, Irina Shayk, tash e sa vite është në lidhje me aktorin e njohur Brandley Cooper.
Ata së bashku janë bërë prindër për herë të parë në prill të vitit të kaluar, shkruan arbresh.info.
Por së fundi modelja Shayk, ka ngritur thashethemet se çifti mund të kenë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Në një foto të postuar nga Irina në pushime, shihet me një gaforre në dorë, mirëpo ajo që u vu re ishte unaza në gishtin e saj, që ngjalli dyshimet që ata janë martuar në mënyrë sekrete.
Kujtojmë se Irina para lidhjes me aktorin e njohur ishte në një lidhje të gjatë me futbollistin Cristiano Ronaldo, lidhje kjo që përfundoj pas 5 vitesh./Arbresh.info/


Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...
Osmani: 7 Marsi është festa e shpirtit të kombit tonë, i ci...
KFOR vazhdon patrullimet përgjatë kufirit, synohet ruajtja e...
SHBA-ja konfirmon se Rusia po i ofron Iranit informacione pë...