E ftuar në emisionin “Studio e Hapur” ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu është ndalur të komentojë edhe raportin e saj me vajzën Kejdën.
Gjithashtu edhe me faktin se kjo e fundit shpesh herë ka përfunduar lajm në portale për faktin se vazhdon studimet në Bruksel.
Vetë Bregu e pranon se të tilla lajme e shqetësojnë. Madje ish-deputetja rrëfen edhe një moment kur është “përlasur” me të bijën për këtë fakt.
“Një ditë ma mbylli gojën. Kishte publikuar një foto duke ecur rrugës dhe portalet shkruanin se bën shoping. Unë që flas me të dhe i them nuk gjeje dot një vend tjetër për të kaluar? Po aty e kapa që thashë një budallallëk.
Ndërsa Kejda më tha pse kërkon të më kushtëzosh lirinë. Aty i thashë vetes qetësohu. Por më shqetësojnë lajmet e portaleve”, tha Bregu./GSH.al/
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari