Kampioni i Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitore bindëse në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 69:98, në kuadër të javës së njëmbëdhjetë të ProCredit Superligës.
Ndeshja është vendosur në periudhën e dytë, ku Trepça ka dominuar si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, duke krijuar epërsi të madhe, të cilën e ka ruajtur deri në fund të takimit. Çerekët kanë përfunduar 19:17, 12:35, 19:22 dhe 19:24 në favor të mysafirëve.
Te Golden Eagle Ylli janë dalluar Antwan Scott me njëzetë pikë, pesë kërcime dhe dhjetë asistime. Ndërkohë, te Trepça më i miri ka qenë Seketoure Henry me njëzet e pesë pikë, gjashtë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa Mikaile Tmusiq ka kontribuar me njëzetë pikë dhe katër asistime.
Pas kësaj ndeshje, Golden Eagle Ylli ka tri fitore dhe tetë humbje, ndërsa Trepça numëron shtatë fitore dhe tri humbje.
Në ndeshjen tjetër, Bora ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 81:68. Edhe pse Jericole Hellems ka qenë shënuesi më i mirë i ndeshjes me nëntëmbëdhjetë pikë për Vëllaznimin, ato nuk kanë mjaftuar për ta shmangur humbjen.
Te Bora, Tyler Cheese është dalluar me gjashtëmbëdhjetë pikë, duke ndihmuar ekipin e tij të ngjitet në vendin e katërt të renditjes me pesëmbëdhjetë pikë. Ndërkohë, Vëllaznimi mbetet i fundit në tabelë me katërmbëdhjetë pikë./rtk
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...