Emilie Kiser është rikthyer në TikTok.
Influencerja 26-vjeçare është rikthyer katër muaj pasi djali i saj, Trigg u mbyt në moshën trevjeçare në pishinën e oborrit të familjes së tyre në Arizona.
Në postimin e saj të parë që nga incidenti tragjik, Emilie shpjegoi se ishte “shumë nervoze” për t’u rikthyer dhe i mungonte të fliste me ndjekësit e saj.
“Shpresoj që duke u rikthyer dhe duke ndarë pak nga ajo që kam zgjedhur, të mund të ndërlidhem me ju dhe shpresoj të ndihmoj këdo që po kalon një situatë të ngjashme”, tha ajo, duke shtuar se e ka përballuar këtë ditë pas dite.
“Kam qenë jashtë linje për pak kohë, por po bëj çmos çdo ditë për ta kuptuar këtë, për ta kuptuar jetën time”, shtoi ajo.
“Nuk e di sa shumë do të jem e gatshme të ndaj me ju udhëtimin tim të pikëllimit”.
Emilie shtoi se ka më shumë për të thënë, por ajo “thjesht nuk është gati tani”.
Burri i saj Brady ishte në shtëpi vetëm me Trigg dhe djalin e tyre të mitur Theodore kur ndodhi incidenti.
Ai i tha policisë se Trigg ishte në oborrin e shtëpisë pa mbikëqyrje përpara se të gjendej pa ndjenja në ujë.
Më vonë u zbulua se Trigg ishte pa mbikëqyrje për nëntë minuta dhe në ujë për shtatë minuta, sipas Today.
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...