E donte shumë një fëmijë dhe nuk ngurronte ta përmendte shumë shpesh në intervista. Aktori turk Ozcan Deniz do të bëhet baba.
Lajmi i lumtur për aktorin e njohur si Faruku i “Nusja e Stambollit” bëhet i ditur nga gazeta “HaberTurk”, sipas të cilës e dashura e tij është dy-muajshe shtatzënë.
Aktori 45-vjeçar do të bëhet baba nga 25-vjeçarja, Feyza Aktan, me të cilën është në një lidhje dashurie prej më shumë se një viti.
Sipas “Haberturk”, Deniz është parë tejet i lumtur dhe dridhej teksa përqafonte të dashurën e tij.
Çifti kishte nisur përgatitjet për martesë, por tashmë mësohet se ata nuk do të nxitojnë në mënyrë që nëna e ardhshme të mos përjetojë telashe gjatë shtatzënisë.

Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...
Parashikimi i motit për nesër
Momente tensionuese në shtëpi, Edi kupton të vërtetën çka th...